Konsumimi i lëndëve narkotike në vendin tonë është në rritje.
Ekspertja Ardiana Hoxha, nga Instituti i Policisë Shkencore, thotë për “Top Story” se mund të kemi raste 200 deri në 300 raste me kokainë nga fillimi i vitit deri më tani. Shqetësuese, sipas saj, është rritja e numrit të e përdoruesve.
“Shqetësim janë dhe konstatimet që kemi bërë këtë vit për hyrjen dhe përdorimin e drogërave sintetike. Janë të rrezikshme dhe çojnë deri në fatalitete. Është një kanabis sintetik, MDMB shmika, drogë sintetike e prodhuar në laboratorë klandestinë, me të cilën sprucohen gjethe të zakonshme bimore, në rastin konkret gjethes bonsai dhe në gjuhën e rrugës kjo lloj droge njihet me emrin bonsai, dhe e blen duke ditur se është kanabis i fortë. Ndërkohë, ai është mjaft i rrezikshëm.
Nga Instituti i Policisë Shkencore, gazetarja Anila Hoxha tregon një sasi me ekstazi që është kapur në zonën e Dhërmiut dhe po hetohet për të nxjerrë një përgjigje .
Shpërndarja e ekstazisë së fundi është kthyer në një problem serioz, veçanërisht gjatë sezonit të verës dhe me përdorues grupmoshat e reja, thotë gazetarja për Top Story.
Top Channel