‘Shkoni në shtëpi’/ Ishullorët e Honduras luftojnë kundër ‘kripto-kolonialistëve’ modernë (fotot)

05/07/2022 18:04

Beteja për të drejtat e tokës dhe sovranitetit të ishullit Roatán ka përfshirë fuqimisht të gjithë vendin.

Përpara shtëpisë kodrinore të Wilford Webster, valët e oqeanit thyen në ujërat e kristaltë që rrethojnë bregun koralor.

“Shikoje këtë,” thotë ai, duke drejtuar krahët nga panorama. “Kush nuk do e dëshironte këtë?”

Majtas tij është një komunitetet me disa qindra njerëz anglisht-folës me prejardhje me ngjyrë-karaibeane që jetojnë në shtëpitë e drunjta, të ngritura, të të parëve të tyre.

Ndërsa djathtas është një kabinë sigurie me kamera, dyer e roje sigurie.

Prane saj ka një rezidencë tipike te kompanisë së kontestuar teknologjike, dhe një bulldozer që gërrmon gropa të thella për themelet e fazës së ardhshme të ndërtimeve.

Shtëpia e Webster është në ishullin Roatán që është kthyer në qendrën e një beteje për të drejtat e tokës dhe sovranitetit që ka përfshirë të gjithë Honduras.

Është gjithashtu simptomë e një fenomeni të gjerë ku të huajt, shpeshherë entuziatë teknologjie apo kriptomonedhash vërshojnë me projekte të kontestuara, duke kërcënuar largimin e banorëve vendas, të cilët i krahasojne tashmë me kolonialistët modernë.

Webster ka një mesazh për ata që janë vendosur pranë tij: “Shkoni në shtëpi.”

Qeveria në Honduras refuzoi më herët dy ligje që lejonin krijimin e “zonave gjysmë autonome” të quajtura Zede, por investitorët në Roatán, i njohur gjithashtu si Honduras Próspera, kanë sfiduar lëvizjen.

“Kur investon në Honduras, kompania jone Honduras Próspera, mbështetet në të drejtat dhe garancitë  e kuadrit ligjor Zede për dekada me radhë,” shkruanin investitorët në një deklaratë, duke shtuar se presin që “Honduras të respektojë përkushtimet e marrëveshjeve ndërkombëtare”.

Konflikti vijon prej një dekade teksa investitorët erdhën fillimisht si organizatë bamirësie, duke hapur një qendër komuniteti dhe më pas duke kërkuar të ndërtonin një qendër turistike.

Rezidentët nuk shihnin arsye për të dyshuar.

Ishulli i Roatán, ndodhet 65 kilometra në veri të tokës kontinentale të vendit, si dhe një prej destinacioneve kryesore turistike të emigrantëve që vijnë nga jashtë vendit, i njohur për plazhet me rërën e bardhë dhe zhytjet spektakolare.

Pas refuzimit në gjykatë të tentativës së parë për investime të huaja në ishull, kompania Próspera u rikthye me një tjetër propozim investimi prej 60 milionë dollarë, në formën e kripto-valutës bitcoin. Ata kanë vijuar punën me projektet e ndërtimit sikur asgjë nuk ka ndodhur, duke thënë se rezorti i tyre do të jetë një “oaz lirie”.

Zyrtarët vendas thonë se çdo marrëveshje për një territor Zede duhet të zbatojë kuadrin ligjor. Por investitorët citojnë një klauzolë ku u jepet e drejta për qiramarrje të truallit për 10 vjet, që me anë të marrëveshjeve ndërkombëtare tregtare u japin dekada të tjera.

“Duhet të vazhdojmë rezistencën,” thotë Gustavo Solórzano, përfaqësues ligjor i dhomës vendase të tregtisë. “Shteti duhet të rishikojë këto konçesione dhe të verifikojë nëse janë plotësuar kriteret, ose ndryshe t’i anulojë ato”, shton ai.

Ndërkohë rezidentët thonë se mbeten vigjilentë: “Ne i kemi sytë hapur,” thotë Connor. “Nuk kemi besim te askush.” /TheGuardian /

FOTO GALERI
1/3
Qendra e qytezes ishullore

Top Channel