Çmimi i naftës dhe benzinës është rritur në vendin tonë, ndërsa gazi nuk ka ndryshuar.

Tashmë nafta do të shitet 252 lekë për litër, 9 lekë më shumë, ndërsa benzina do të shitet 241 lekë për litër, 6 lekë më shumë.

Bordi i Transparencës në mbledhjen e sotme vendosi që çmimi i gazit të mos ndryshojë, dhe të vijojë shitja me 81 lekë për litër.

Vendimi i Bordi i Transparencës në datë 5 Korrik 2022:

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 252 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 240 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 241 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 229 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me pakicë 69 Lekë /litri.

🗓Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 5 Korrik ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit. Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë.

Vendimi i ri hyn në fuqi sot në orën 18.00 dhe do të jetë i vlefshëm deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Vendi ynë si shumë vende të tjera po përballet prej muajsh tashmë me rritje të çmimeve të hidrokarbureve dhe produkteve të shportës ushqimore, si pasojë e luftës në Ukrainë, e cila nisi më 24 shkurt.

Top Channel