Prishi kontratën me Lazion, gardiani i mirënjohur rikthehet në shtëpi pas 17 vitesh

05/07/2022 18:04

Pepe Reina rikthehet në atdhe pas plot 17 vitesh. Gardiani 39-vjeçar spanjoll u largua në 2005-ën nga Villareali me destinacion Liverpoolin dhe pas një rrugëtimi 17-vjeçar, rikthehet sërish në atdhe, për t’u bashkuar sërish me “nëndetësen e verdhë”.

Portieri ka zgjidhur në mënyrë të parakohshme kontratën me Lazion dhe ka arritur marrëveshjen me Villarealin, ku do të jetë portier i dytë, pasi titullari i “nëndetëses së verdhë” është Rulli.

SuperSport shkruan se Pepe Reina është një portier me eksperiencë të jashtëzakonshme, pasi në të shkuarën ka luajtur për klube si Barcelona, Liverpool, Bayern Munich, Napoli, Aston Villa, Milan e së fundi Lazio.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA