Forcat ruse vijojnë sulmet në Ukrainë, ndërsa së fundmi arritën të merrnin territorin e Luhanskut.
Tashmë synimi i tyre është që të marrë provincën lindore të Donetskut, ndërsa forcat ukrainase janë fokusuar që ta mbrojnë me çdo kusht të gjithë territorin.
Të dyja palët kanë pësuar viktima në luftën për këtë zonë, veçanërisht gjatë rrethimit të qyteteve Lysychansk dhe Sievierodonetsk.
Të dy qytetet janë lënë në gërmadha nga bombardimet insensitive ruse.
Forcat ukrainase kanë marrë përforcime për mbrojtjen e Donteskut, për të arritur kontrollin e saj.
Lufta prej më shumë se pesë muajsh në Ukrainë, ka shkaktuar dëme të pallogaritshme, duke e kthyer vendin në gërmadha.
Bombardimet vijuan mëngjesin e 24 shkurtit dhe që prej asaj dite pavarësisht diskutimeve nuk është arritur një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës.
Top Channel