Lysychansku është një prej qyteteve të shkatërruar në Ukrainë nga lufta, i cili ra në duart e forcave ruse të dielën.
Marrja e qytetit lejoi trupat e Kremlinit të merrnin të gjithë rajonin e Luhanskut, në Ukrainën lindore, me pasojë vdekjen e shumë personave nga të dyja palët.
Si Lysychansku, edhe qyteti i ngjashëm Severodonetsku janë kthyer në gërmadha nga bombardimet e pamëshirshme ruse.
Fitorja e Rusisë në provincën lindore të Ukrainës, Luhansk, u ka sjellë trupave të Kremlinit pak përfitime strategjike dhe “beteja kryesore e luftës nuk ka ardhur ende”, ka thënë Neil Melvin nga Instituti i Shërbimeve të Mbretërisë së Bashkuar.
“Unë mendoj se është një fitore taktike për Rusinë, por me një kosto të madhe. Kjo ka marrë 60 ditë për të bërë përparim shumë të ngadaltë. Unë mendoj se rusët mund të shpallin një lloj fitoreje, por beteja kryesore e luftës është ende përpara”, tha ai.
Eksperti ushtarak tha se beteja vendimtare për Ukrainën ka të ngjarë të zhvillohet jo në lindje, ku Rusia po kryen sulmin e saj kryesor, por në jug, ku Ukraina ka filluar një kundërofensivë për të rimarrë territorin.
“Kjo është ajo ku ne shohim se ukrainasit po bëjnë përparim rreth Khersonit”, shtoi ai.
“Ka kundërsulme që fillojnë aty dhe mendoj se ka shumë të ngjarë që ne do të shohim lëvizjen e momentit drejt Ukrainës, ndërsa ajo përpiqet të ndërtojë një kundërsulm në shkallë të gjerë për të shtyrë rusët prapa.“
Top Channel