Kufomat, nxehtësia, mungesa e ujit dhe mjekëve kombinim i tmerrshëm në Mariupol! Situata tejet e rëndë në qytet

05/07/2022 17:32

Banorët në Mariupol po vuajnë në kushte të tmerrshme, pas mungesave të shumta ushqimore dhe të ujit.

Situata është e rëndë në këtë qytet të kontrolluar nga rusët, por ajo çfarë është më problematike, është mungesa e mjekëve, të cilët janë larguar të gjithë nga qyteti.

Këshilltari i bashkisë së Mariupol Petro Andryushchenko, ka treguar se vetëm 3 përqind e banorëve mund të furnizohen me ujë, dhe krijohen radhë të gjata pritjeje për furnizim me ujë të pishëm.

Shumë njerëz po detyrohen të ecin me kilometra për të qëndruar në radhë në pikat e grumbullimit të ujit, të cilat përfshijnë puset e kanalizimeve, tha Andryushchenko.

Olena Halushka, një shkrimtare dhe komentuese politike, tha se kombinimi i mungesës së kujdesit shëndetësor dhe ujit të pijshëm, “varrimeve kaotike” dhe nxehtësisë ishte “i tmerrshëm”.

Top Channel