“Top Story” sjell sot pamje ekskluzive, përmes një reportazhi përgatitur nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha.
Kamerat e një televizioni janë futur për herë të parë në Institutin e ri shkencor të Kriminalistikës, ku ndodhe plot ngjarje ende të pazbuluara.
Me krahët e mbushur me armë të sekuestruara ditët e fundit dhe që u sollën për t’u ekspertuar në sektorin e balistikës, një nga ekspertët më në zë të Institutit të policisë shkencore Nikolin Dura e shpreh qartë bindjen e tij se se provat nuk zhbëhen asnjëherë dhe se herët apo vonë saktësia çon para drejtësisë çdo autor krimi
“Përveç veprave penale që kanë të bëjnë me vepra penale vrasje plagosje, janë edhe qitjet me armë zjarri për festë. Kohët e fundit janë ndërprerë disi për të gjuajtur me armë për qejf. Pastaj ne kemi edhe një fenomen që ka të bëjë me simulimin. Edhe në këtë rast pasja e mbetjeve të qitjes është pjesë e zgjidhjes dhe ne kontrollojmë personat që sajojnë një vepër penale dhe dhe ne e konsiderojmë dhe e provojmë këtë gjë . ka disa mënyra për të evidentuar karakteristikat e një simulimi , një nga ato që jep ndihmesë është edhe prania e elementëve”- tha Nikolin Dura Ekspert Balistik
Top Channel