I rrezikohej jeta në çdo moment/ Fotoreporterja publikon pamjet tragjike të luftës në Ukrainë

05/07/2022 16:05

Jess Daly është një fotoreportere që ka shpërndarë disa nga fotot e realizuara gjatë qëndrimit në Ukrainë.

Ajo kaloi tre javë rreth qytetit të Dnipro në qershor, ku qëndroi me grupin Mjekësor të Spitaleve.

“Unë isha vendosur në qytete dhe fshatra të ndryshme. Kishte granatime të vazhdueshme, pavarësisht se ku po zbarkonin predhat dhe kë po synonin. Ishte barbare”, tha Daly.

Fotoreporterja ka deklaruar se një punonjëse e ambulancës me të cilën ka qëndruar, vdiq ndërsa merrte pjesë në një evakuim.

“Është shumë, shumë e rrezikshme për ta. Ata janë vullnetarë, e bëjnë këtë nga pasioni për njerëzit dhe vendin e tyre, megjithëse janë në kërcënim të vazhdueshëm. Ata vënë jetën e tyre në linjë pa marrë parasysh”, shtoi më tej ajo.

Një spital që Daly kishte vizituar në Avdiivka, afër Donetskut është shkatërruar nga bombardimet. Nga 26,000 njerëz që jetonin atje, mbetën vetëm 2,000.

Sipas BBC, Jess tha se planifikon të kthehet në të njëjtin vend me grupin e vullnetarëve në fund të nëntorit.

Anna dhe Iryna, dy mjekë vullnetarë të Hospitaller që evakuojnë një ushtar dhe kirurg të plagosur që shkeli një minë tokësore. Rajoni i Zaporizhia
Jess kaloi kohë me mjekët vullnetarë/ Kjo foto është marrë në rajonin e Zaporizhia ku mjekët po trajtonin një mjek kirurg, i cili u dëmtua rënë nga një minë
Kirurgu i plagosur nga një minë tokësore duke u mbajtur me barelë
Mina që lëndoi kirurgun janë të vogla dhe të vështira për t’u parë.
Volodymyr, njësia policore 'Krybass' Donbas në një pikë kontrolli ushtarak
Ushtarët vijojnë punën në një pikë kontrolli ushtarak në rajonin e Donbas
Pacient (kirurg) i trajtuar në spitalin e improvizuar fushor
Të plagosurit po trajtohen në spitalet e improvizuara në terren në kushte shumë të vështira
Ambulanca e granatuar
Njëra prej autoambulancave është granatuar duke shkaktuar çarje në pjesën anësore të mjetit
Furnizimet e dhuruara
Furnizimet ushtarake që ukrainasit kanë marrë
"Baghira" (foto me uniformë blu) ndihmon në drejtimin e Batalionit Mjekësor Vullnetar të Hospitallers
“Baghira” vajza me uniformë blu ndihmon në drejtimin e grupit Mjekësor Vullnetar të Spitaleve së bashku me Yana, e cila ishte themeluesja
Ambulanca e granatuar
Edhe pse autoambulancat janë të kamufluara, ato janë në shënjestër të forcave ruse
Vitaliy Barabesh - Shef i administratës ushtarako-civile në Avdiivka
Vitaliy Barabesh drejtonte biznesin e tij në industrinë e frigoriferëve përpara se të merrte rolin e tij të ri si kreu i administratës ushtarako-civile

Top Channel