“Flamuri serb do të valëvitet në Prizen”, reagon ministri Hoxha pas deklaratës së Ivica Daçiç: Kosova është realitet i pakthyeshëm 11/10 18:10
Pesë anëtarët demokratë të Këshillit të Rregullores dhe Mandateve i kanë kërkuar Kryetares së Kuvendit mbledhjen e Këshillit, ditën e nesërme, në orën 13:00, me rend dite vijimin e shqyrtimit të çështjes së papajtueshmërisë së mandatit për deputeten Olta Xhaçka.
Në kërkesë theksohet se thirrja e Këshillit është e detyrueshme sipas Rregullores së Kuvendit kur e kërkojnë 5 anëtarë të Këshillit.

14 deputetë të PD kanë kërkuar dërgimin në Gjykatën Kushtetutese të mandatit të deputetes Olta Xhaçka me pretendimin se ajo ka përfituar, nëpërmjet bashkëshortit të saj, statusin e investitorit strategjik, duke marrë në përdorim pasuri publike.
Top Channel