Vëllezërit binjakë identifikohen si grabitësit e vrarë në përplasjen e qëllimshme me policinë në Kanada (fotot)

04/07/2022 21:36

Dy vellezer 22-vjeçarë të armatosur rëndë u vranë javës që shkoi në një përplasje me policinë, ku mbetën gjashtë oficerë të plagosur në Saanich, në provincën kanadeze të British Columbia.

Por grabitja e çuditshme kishte elementë vetëvrasjeje teksa dy vëllezërit pritën ardhjen e policisë për konfrontimin e qëllimshëm.

Policia në Kanada tha sot se ka identifikuar autorët e një grabitjeje të rëndë të armatosur javën e shkuar, të cilët ishin dy vëllezër binjakë të fiksuar me armët dhe të trembur nga “tirania e qeverisë”, që vendosën të kryenin grabitjen.

Policia identifikoi Mathew e Isaac Auchterlonie, 22 vjeçarë, si dy të vrarët gjatë tentativës së grabitjes së bankës në British Columbia.

Ata kishin hyrë të martën në degën e bankës ‘Bank of Montreal’ me veshje të zeza, armatime dhe jelekë anti-plumb.

Në kohën e grabitjes në bakë ishin rreth 20 njerëz. “Ata dukeshin krejt të qetë, kur flisnin kishin zëra shumë të qetë,” thotë klientja Shelli Fryer, që kishte ardhur për një takim me manxherin.

Por kur erdhi policia një luftë kaotike  nisi mes palëve, teksa dy vëllezërit nisën tentativën e largimit. Në përplasjen dramatike dy vëllezërit u vranë ndërsa gjashtë policë u plagosën, duke përfshirë tre me plagë të rënda.

“Në fillim mendova se ishin fishekzjarre dhe shikova jashtë. Aty pashë se plumbat fishkëllenin gjithandej dhe policët kishin rrethuar të gjithë zonën. Pashë dy policë që u goditën”, thotë Christopher Lee Ford, që jeton në zonë.

Por veprimet e vëllezërve janë shumë pyetje pa përgjigje mes të pranishmëve në grabitje.

“Nuk e di çfarë donin, se për çfarë prisnin?” thotë Fryer. “Ata i kishin të gjitha paratë, mund të ishin larguar menjëherë, mund të ishin larguar para se të vinte policia”.

Megjithse erdhën në bankë të armatosur rëndë dhe me një pako eksplozivë, policia tha se vëllezërit nuk kishin precendetë të mëparshëm dhe nuk njiheshin nga policia per probleme.

Isaac Auchterlonie (majtas) e Mathew Auchterlonie

Por Isaac Auchterlonie në rrjetet sociale shfaqje zemërim gjithnjë e më të madh me qeverinë federale dhe një fiksim me armët e zjarrit.

Në postime shiheshin momente nga përplasje të famshme të armatosura siç ishte grabitja e vitit 1997 në North Hollyëood ky dy sulmues plagosën dhjetra policë gjatë përballjes.

Në të tjera postime ka referenca për përplasjen e militantëve nacionalistë irlandezë me ushtrinë britanike, si dhe për rrethimin e  Waco , kur policia amerikane bastisi kompleksin e komunitetit fetar Branch Davidian në Texas në 1993.

Auchterlonie shprehte kundërshtim të fortë ndaj vaksinimit të Covid-19 dhe legjislacionit të propozuar për kufizmin e armëve në SHBA e Kanada.

Policia vendore pranonte se ngjarja është ende e paqartë.

“Ka ende shumë pyetje në hetimet për të kuptuar atë që ndodhi dhe arsyet,” tha koloneli i policisë Alex Bérubé.

“Motivet për grabitjen e armatosur dhe këmbimi i zjarrit me policinë që pasoi nuk janë përcaktuar ende”, shtoi ai.

FOTO GALERI
1/5
Dy vellezer 22-vjeçarë të armatosur rëndë u vranë javës që shkoi në një përplasje me policinë

Top Channel