Një katastrofë natyrore ka shkaktuar tragjedi në Manipur të Indisë, ku një masiv dheu ka rrëshqitur duke shkaktuar 42 të vdekur dhe 20 të zhdukur.

Ekipet e shpëtimit po vijojnë punën për gjetjen e trupave të zhdukurve, të cilët ndodheshin në një kantier ndërtimi hekurudhor.

Viktimat ishin kryesisht punëtorë dhe anëtarë të një force vullnetare të Ushtrisë Indiane, ndërsa autoritetet kanë deklaruar se shirat e dendur e kanë bërë të vështirë kërkimin.

Shirat e musonit kanë shkaktuar përmbytje të rënda në shtetet verilindore të Indisë, veçanërisht në Assam, Manipur, Meghalaya dhe Tripura.

Ndikimi ka qenë veçanërisht i rëndë në Assam, ku më shumë se 150 njerëz kanë vdekur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut dhe miliona janë zhvendosur.

Qytetarët vendas i thanë BBC-së se kampi i punëtorëve përfshinte një numër punëtorësh nga shtete të tjera, emrat e të cilëve nuk diheshin dhe dokumentet e të cilëve nuk ishin në dispozicion.

Top Channel