Sulmi në qendrën tregtare në Danimarkë/ Tre të vrarë dhe katër të plagosur, mes tyre adoleshentë

04/07/2022 09:46

Tre persona mbetën të vrarë nga të shtënat e së dielës në një qendër tregtare në Danimarkë.

Sipas policisë daneze deri më tani viktimat janë dy të rinj vajzë dhe djalë, të moshës 17 vjeçare dhe një 47-vjeçar rus.

Sulmi i tragjik la të plagosur edhe katër persona të tjerë, një 19-vjeçare, 40-vjeçare, një 50-vjeçar dhe një 16-vjeçare.

Mediat vendase kanë deklaruar se në raportimet zyrtare thuhet se sulmi nuk ka qenë terrorist, por viktimat kanë qenë të rastësishëm.

Kryeqyteti i Danimarkës u trondit ditën e dielë me sulmin që bëri një 22-vjeçar në qendrën tregtare, në pamjet që qarkullojnë në rrjete sociale shihet se si autori mbante një pushkë dhe fliste me vete gjatë gjithë kohës.

Ajo që e bën akoma më të vështirë situatën është prania e 17 mijë personave pranë qendrës të cilët prisnin fillimin e koncertit të këngëtarit britanik Harry Styles.

Pritet që 22-vjeçari të dalë para gjykatës këtë të hënë, ndërsa policia po punon për  zbardhjen e plotë të rrethanave të sulmit.

Top Channel