Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo tregoi sonte në “Top Story” me Sokoll Ballën, kohën kur Amerika hoqi dyshimet që kishte ndaj PS-së dhe nisi kontaktet me opozitën.
Ai kujtoi verën e vitit 1996 kur SHBA ftoi opozitën e asaj kohe deri në Shtëpinë e Bardhë dhe dha qartë mesazhin se PD duhet të ikte nga pushteti pas trazirave që ndodhën, si ajo e skemave piramidale që solli kaos, apo manipulimi i zgjedhjeve.
Milo u shpreh se mbështetja nuk ishte e hapur, por po ndihej një frymë që Amerika po mbështeste opozitën.
“Amerikanët kishin kontakte me opozitën shqiptare me ne në atë kohë. Qoftë përfaqësuesit e ambasadës amerikanë në Tiranë. Ne morëm ftesa pas verës së 1996 për të shkuar në SHBA, për të kontraktuar deri edhe në Shtëpinë e Bardhë, jo më në Departamentin e Shtetit, ku kërkonim mendime dhe vlerësimet tona për situatën tonë në Shqipëri. U pa qartë mesazhi se SHBA mendonin se PD duhej të lëvizte nga pushteti se kishte kryer veprime të tilla si manipulimi i zgjedhjeve dhe skemat piramidale që krijuan një kaos social dhe politik në Shqipëri. Është shumë e qartë në atë kohë. Edhe dokumentet reflektojnë, unë i kam dokumentet e kohës dhe i kam parasysh këto reagime që shfaqen gjithnjë edhe më e fortë. Mbështetja vjen edhe bëhet me e qartë. Sigurisht nuk është një mbështetje politike e hapur, por ndihej që frynte një erë tjetër nga politika amerikane në mbështetje të opozitës në Shqipëri”, u shpreh Milo në “Top Story”.
Top Channel