Shtyhet procesi në Apel ndaj deputetit Salianji, mungoi një prej gjyqtarëve. Shkak për shtyrjen e procesit është bërë mungesa e gjyqtares Elona Toro.

Gjytarja ka njoftuar se po pret të kryejë testin e covidit dhe ndaj nuk është paraqitur në detyrë. Gazetarja Anila Hoxha, e cila ndoqi nga afër procesin e sotëm tha për Top Channel se në seancë sot nuk ishte ipranishëm viktima nga vepra penale, Geron Xhafaj, si edhe gazetari Jetmir Olldashi. Në këto kushte gjykata kërkoi të vihen në dijeni duke caktuar seancën e radhës më datë 18 korrik.

Kujtojmë se Ervin Salianji është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 1 vit burg.  Apeli pritet të vendosë në seancën e 18 korrikut, nëse do të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë, duke e dënuar me burg deputetit Ervin Salianji, apo do të japë një dënim alternativ.

Autori i audiopërgjimit Albert Veliu u dënua me 3.5 vite burg ndërsa gazetari Jetmir Olldashi u dënua me 100 orë shërbim prove. Vetë Salianji, paralajmëroi një ditë më parë nga Korca se do të marrë pjesë në seancën e sotme gjyqësore. Sic shihet edhe nga fotot Salianji shoqërohet në gjykatë nga deputetë të PD, mbështetës të ish kryeministrit Berisha.

Në seancën e sotme, deputeti Salianji u shoqërua nga depuetetët, Luan Baçi, Saimir Korreshi, Elda Hoti, Flamur Noka, Luçiano Boçi, Belind Këlliçi,    Selaudin Jakupllari, Kasem Mahmutaj, Bledion Nallbati.

FOTO GALERI
2/21

Top Channel