“Putin të paguajë faturën”/ Kryeministri ukrainas: Na duhen 750 miliardë dollarë për të rindërtuar vendin

04/07/2022 18:41

Kryeministri i Ukrainës Denys Shmygal thotë se kostoja e rindërtimit të vendit të tij mund të arrijë në 750 miliardë dollarë dhe Rusia duhet të paguajë faturën.

Ne besojmë se burimi kryesor i rimëkëmbjes duhet të jenë asetet e konfiskuara të Rusisë dhe oligarkëve rusë,” tha ai, teksa shtoi se asetet e sekuestruara ruse kapnin vlerën 300-500 miliardë dollarë.

Autoritetet ruse nisën këtë luftë të përgjakshme. Ata shkaktuan këtë shkatërrim masiv dhe ata duhet të mbajnë përgjegjësi për të”, shtoi ai.

Pas deklaratës së tij, Sekretarja e Jashtme britanike Liz Truss tha se Rusia duhet të vihet para përgjegjësisë për dëmet e shkaktuara ndaj Ukrainës.

Top Channel