Dakortësia mes socialistëve dhe demokratëve është një shfaqje e rallë në Kuvend, por jo e pamundur.

Të majtë dhe të djathtë  harruan ndasitë në Komisoni ne Ligjeve dhe u rreshtuan në të njëjtin krah  për të kritikuar Këshillin e Lartë të Prokurorisë, duke e vënë para përgjegjësisë  për mosbatim të  detyrave që ligjvënësi i caktoi për vitin 2021.

Majko: Rekomandimi i Kuvendit për nxitjen e bashkëpunimit te Këshillit te Lartë të Prokurorisë  me Prokurorin e Përgjithshëm nuk ka  gjetur zbatim. KLP ka emëruar 4  Prokurore duke mos përmbushur rekomandimin e Kuvendit . Rregullorja  e vlerësimit etik  dhe profesional të Prokuroreve nuk është miratuar  në 2021 dhe ky është rekomandim i paplotësuar. Mendoj zonja Bushka se këtë ju duhet ta konsultoni me kryetaren e Kuvendit pasi është një rast vërtet i radhë që një institucion nuk ka rekomanduar kaq gjerësisht rekomandimet e dhëna.

Bardhi: Është e pajustifikuar, është viti i katërt i punës i KLP dhe nuk janë miratuar aktet nënligjore. Një nga aktet qe nuk është zbatuar janë rregullat sesi ngrihen magjistratët ne detyre. Qe do thotë mosmiratimi i një akti te tille bën që Këshillin e Lartë të Prokurorisë të ngrejë ne detyrë Magjistratë të caktuar sipas interesit të momentit.

Por, mirëkuptimi mes PS dhe PD nuk zgjati shume. Palët u ndanë serish  për hartën e re gjyqësore dhe institucioneve që duhet të mbajnë përgjegjësi për kaosin e krijuar. Demokratët akuzuan Këshillin e Lartë të Prokurorisë  për indiferentizëm,  ndërsa  socialistët e morën ne mbrojtje.

Top Channel