Po lëvizte me armë në dorë/ Publikohen pamjet e autorit të sulmit, brenda qendrës tregtare

04/07/2022 11:12

Pamjet e autorit para sulmit tragjik në qendrën tregtare Field’s të Kopenhagenit në Danimarkë, po qarkullon nëpër media.

Aty shihet se 22-vjeçari kishte veshur pantallona të shkurtra dhe një bluzë të errët me mëngë të shkurtra, duke mbajtur në dorë një armë.

I riu ka ndaluar një moment për të rregulluar armën në shpatull dhe më pas ka nisur të vrapojë duke sulmuar.

Tre persona mbetën të vrarë nga të shtënat e së dielës në një qendër tregtare në Danimarkë.

Sipas policisë daneze deri më tani viktimat janë dy të rinj vajzë dhe djalë, të moshës 17 vjeçare dhe një 47-vjeçar rus.

Sulmi i tragjik la të plagosur edhe katër persona të tjerë, një 19-vjeçare, 40-vjeçare, një 50-vjeçar dhe një 16-vjeçare.

Mediat vendase kanë deklaruar se në raportimet zyrtare thuhet se sulmi nuk ka qenë terrorist, por viktimat kanë qenë të rastësishëm.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel