Ish-nënkryetari i Komunës së Skënderajt, Nuredin Lushtaku është në kërkim nga autoritetet e rendit për plagosje të zyrtarëve policorë.

Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka lëshuar vendim për ndalimin e tij dhe caktimin e masës së paraburgimit.

“Pas grumbullimit të provave të mjaftueshme për këtë rast, prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë ka lëshuar vendimin për ndalim për të dyshuarin N.L., por i njëjti ende nuk është hasur nga policia dhe është në kërkim. Posa të arrestohet, ndaj të njëjtit do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për shkak të veprave të lartcekura penale”, sqaron njoftimi i Themelores së Mitrovicës.

Ndërkohë që prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për dy të dyshuarit e tjerë, familjarë të Lushtakut.

“Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë caktimin e paraburgimit për të dyshuarit F.L., dhe A.L., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale  “Sulmi ndaj personit zyrtar”, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Dyshohet se Nuredin Lushtaku me familjarët e tij ka sulmuar mesnatën e së shtunës dy zyrtarë policor në Skënderaj pas vendosjes së një gjobe për kundërvajtje në trafik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA