Pamjet e tmerrit kur helikopteri MV-22 Osprey përplaset në luftanijen SHBA, duke vrarë tre marinsat (Video-foto)

04/07/2022 16:33

Në pamjet tragjike të publikuara dje nga Marina e SHBA mjeti modern ajror shihet që tenton të ulëet në kuvertën e luftanijes US Green Bay, në brigjet e Queensland, Australi, më 5 gusht 2017.

Por në momentet kur i afrohet sipërfaqes, helikopteri gjigant bie papritur duke përplasur motorin e tij të majtë dhe më pas zhduket nga pamja, teksa marinarët që gjenden aty vrapojnë për të shpëtuar jetën.

Helikopteri i prodhuar nga Bell-Boeing mbante në bord 26 marinsa të skuadronit Tiltrotor Squadron 265, dhe më pas ra nga të paktën 10 metra lartësi në Oqeanin Paqësor.

Një vrimë që ishte shkaktuar në trupin e mjetit bëri që uji të hynte shpejt në të dhe të fundosej.

23 të rinj ushtarakë u shpëtuan nga rrënojat, ndërsa trupat e tre viktimave u rekuperuan pas rreth 12 orë kërkimesh, pasi nuk kishin arritur të shpëtonin në kohën e aksidentit .

Viktimat u identifikuan më vonë si bashkë-piloti Lt. Benjamin Cross, 26 vjeç, Nathaniel Ordway, 21, dhe Ruben Velasco nga Los Angeles, ky i fundit vetëm 19 vjeç.

Kur ndodhi përplasja avioni Osprey operonte nga luftanija USS Bonhomme Richard si pjesë e një skuadroni me tre mjete të tilla, duke praktikuar operacione evakuimi, përforcimi dhe tërheqje të plagosurish.

Para përplasjes avioni kishte kryer disa fluturime mes Bonhomme dhe bazës australiane në Raspberry Creek, si dhe me një luftanije tjetër amerikane të quajtur USS Ashland.

Një hetim i mëvonshëm i Pentagon tha se mjeti Osprey ishte përplasur prej “ajrit të tepërt të devijuar rreth helikave”.

Raporti shtonte se mjeti nuk kishte fuqi të mjaftueshme dhe tepër peshë për të qëndruar pezull në ajër.

Edhe muajin e kaluar, pesë marinssa SHBA u vranë  kur një helikopter i njëjtë Osprey u përplas pranë autostradës Highway 78 pranë qytezës Glamis në shkretëtirën e Kalifornisë.

Hetimet mbi shkaqet e asaj ngjarjeje janë ende në vijim.

FOTO GALERI
2/4
Mes viktimave ishte piloti Benjamin Cross, 26vjec

Top Channel