Pa patentë dhe tapë në timon, 19 shoferë nën hetim gjatë një jave në Fier

04/07/2022 12:46

19 shoferë janë vënë nën hetim nga Policia Rrugore Fier gjatë javës që lamë pas për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur.

Janë gjobitur 1993 drejtues mjetesh, 765 për tejkalim të normave të shpejtësisë dhe 169 për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit.

162 drejtues mjetesh janë gjobitur për mosvendosjen e rripit të sigurimit, kurse 380 për parakalime të gabuara.

Janë pezulluar 103 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 1 tjetër për drejtim automjeti, nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Janë vendosur 36 masa administrative për drejtim të motomjetit pa kaskë mbrojtëse.

Gjithashtu janë vendosur 458 masa të tjera administrative për shkelje të rregullave të ndryshme qarkullimit rrugor.

Top Channel