40 milionë euro shpenzoi Juventusi për Federico Bernardeschin pesë vite më parë. Aventura e ish-lojtarit të Fiorentinës në Torino nuk ka shkuar ashtu siç e kishte menduar ai dhe drejtuesit e klubit.
28-vjeçari doli i lirë më 1 korrik dhe tani po studion ofertat që ka marrë. Sulmuesin e djathtë e duan në La Liga. Diego Simeone e pret tek Atletico Madrid, por në garë është futur edhe Sevilla.
Drejtori sportiv i klubit andaluzian, Monchi e ka telefonuar personalisht për të kuptuar nëse tek lojtari i kombëtares italiane ekziston dëshira për të kaluar në ekipin e Julian Lopeteguit.
Sipas SuperSport, Bernardeschi ka dalë nga akademia e Fiorentinës, teksa një aventurë në Spanjë do të ishte e para për të larg futbollit italian. Gjithsesi, lojtari ofensiv po mendohet dhe së shpejti pritet të marrë një vendim për të ardhmen.
Top Channel