‘Nuk jam bërë anëtare e PPSH’, Dade e Bumçi debat në Top Story. Ish-ministrja kritika për PS

04/07/2022 22:41

Ish-ministrja Arta Dade, e cila drejtoi diplomacinë e jashtme në vitet 2000-2002 nga radhët socialiste, tregoi sot në “Top Story” se ka kritika për PS-në.

Në një debat me deputetin e PD-së Aldo Bumçi në studion e Top Story, ajo tha se PS nuk ka qenë vazhdim i Partisë Së punës, pasi kur ajo hyri në parti kishte vizione dhe ide të qarta, ndërsa për PS sot, tha se ka kritika.

Bumçi nga ana tjetër tha se Amerika ka ndryshuar në mënyrën e qëndrimeve në këto vitet e fundit, ku përmendi 2016-tën ‘kur Shqipëria u bë port droge dhe SHBA nuk foli’.

Debati në studio:

Bumçi: Unë mendoj se ka një ndryshim në qëndrimin amerikan të këtyre viteve. Nëse kemi pasur një Amerikë më klasike  që është munduar të ruante ekuilibrat. Filluan kontaktet me PS…

Dade: Ata u bindëm që nuk ishim trashëgimi e Partisë së Punës, që nuk ishim anti-NATO, tani nuk do bëjmë debate për historinë.

Bumçi: Arta nuk të kundërshtoj, më vjen keq..

Dade: Se lideri juaj i dashur historik, që keni vënë prap në krye ka qenë 26 vite atje, është prototipi i Partisë Punës. E tha në fillim se ishte vazhdim i PPSH. Unë nuk jam bërë anëtare e PPSH, jam bërë anëtare PS me program të qartë dhe ide të qarta dhe ajo është PS. Kam vërejtjet e mir ase çfarë është sot, por po them kur u vendosën marrëdhëniet me SHBA.

Bumçi: Partia ishte vazhdim i PPSH. Nuk kishte një ekuilibër pushteti. Pati rotacione, marrëveshje, tentativë për të luftuar krimin, që solli rotacion 2003-2005. Sot nuk ka të bëjë me Berishën fare. Në 2016 nuk ka lidhje me Berishën. Ka qëndrime që krijojnë konfuzion nga vetë ata. Shqipëria u mbush me drogë, nuk fliste SHBA.  Ata nuk folën. Siç thonë raportet , u mbush me drogë, u bë port hyrëse. Humnera që erdhi nga ata, krijoi zbehje të një autoriteti të Amerikës se e kemi parë si një arbitër të paanshëm që ka interes Shqipërinë dhe shqiptarët, por kur Shqipëria mbushet me drogë dhe nuk flet, pse nuk mbajtën qëndrim. Ky qëndrim i amerikanëve nuk ka qenë më parë.

Top Channel