Tifozët e Milanit njihen me fanellën e re që futbollistët e “Djallit” do të veshin për sezonin 2022-2023, tashmë si kampionë në fuqi të Serisë A.

Shoqëria kuqezi dhe marka PUMA kanë prezantuar produktin e ri, në të cilin nuk mungojnë risitë.

Siç theksohet edhe në njoftimin për shtyp, bien në sy shiritat e kuq mbi një sfond të zi, si dhe triumfi në kampionat mbi gjoks. Nuk mungon as trengjyrëshi në pjesën fundor të mëngëve.

Qëllimi i fanellës së re është të bashkojë brezat e shumtë të lidhur nga pasioni për ngjyrat kuqezi.

“Fanella e re bashkon shumë gjenerata të kuqezinjve përmes dashurisë së tyre të përbashkët për ekipin, pasi ajo gjithmonë ka përfaqësuar diçka unike. Fanella e këtij viti ka stilin dhe bukurinë e asaj që e bën Milanin të veçantë. Nga trashëgimia historike te risitë. Klubi është një simbol i përsosmërisë në botën e futbollit,” shkruhet me të tjerash në njoftimin e klubit.

Ekzistojnë dy versione të disponueshme në treg: Authentic, ultra e lehtë, dhe Replica, i bërë nga 100% poliestër i ricikluar./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA