Krijimi i Partisë Demokratike në dhjetor të 1990-tën nuk ishte rastësor sipas ish-ministers së jashtme Arta Dade.
E ftuar mbrëmjen e sotme në Top Story me Sokol Ballën, Dade shprehet se lëvizja erdhi pasi nisën ndryshmet rrënjësore dhe ku të gjithë e donin tashmë demokracinë dhe shqiptarët aspironin për demokraci.
Dade kujton kohën kur u bë pjesë e PS-së, ajo nuk shihej si një parti që nuk e preferonte Amerika apo anasjelltas, pasi Shqipëria në atë kohë po merrte rrugën drejt demokracisë.
“PS nuk kishte të bënte me të shkuarën. Edhe liderët e partive të tjera kanë pasur një jetëgjatësi në partinë e punëve, sesa liderët e PS. Nuk ishte rastësor krijimi i PD. Ishte në kontekstit e përgjithshëm të Europës dhe rënies së komunizmit dhe aspiratës së shqiptarëve për liri dhe demokraci. SHBA shiheshin si simbol, si kampion i të drejtave të njeriut, ishte pjekur situate. Kishin nisur ndryshimet, kushtetuese. Ramiz alia kishte nisur disa hape. Shqipëria nuk kishte si të bënte përjashtim. Nuk mund të pengohej ky zhvillim. Atë ditë që Baker zhvilloi Tiranë, kishim kryeministër socialist dhe kemi pamjet nga tribuna që përshëndesnin me simbolin e lëvizjes së opozitës.
Zgjedhjet e para pluralistë të 31 marsit, është një shënim që Shqipëria po merrte rrugën drejt demokracisë. Të gjithë kishim dëshirë, edhe mua që nuk kam qenë anëtare e PP. Unë nuk vajta tek PS si një parti që nuk e preferonte Amerika. Ëndrra e brezit tim, ne mësonim anglishten me metoda kineze. Ne entuziazmoheshim kur na vinte dikush që të dëgjonim dikë që e kishte gjuhën anëtare anglishten. Librat që lexoheshin në atë kohë, duhet ta përfundonim brenda 2 ditësh, këto i bënim në mënyra sekrete. Ne kemi shumë arsye të festojmë për Amerikën. Vizita shënoi një pikë kulmore dhe e jashtëzakonshme se dha mesazhe të rëndësishme dhe spunto integrimit të Shqipërisë në NATO. Po t’i kthehemi historisë në këto 30 vite, besoj se janë shënuar arritje. Shqiptarët kanë mbështetur këtë marrëdhënie të jashtëzakonshme. Ajo që duhet shmangur që këto marrëdhënie interpretohen si në nivel personal. Praktika ka treguar se ata bashkëpunojnë me ato qeveri që janë në linjën e duhur. Marrëdhëniet me SHBA kanë arritur disa momente kulmore”, u shpreh Dade në Top Story.
Top Channel