Konferenca e kryetarëve/ Propozohet shtyrja e Komisionit të Posaçëm të Reformës Territoriale

04/07/2022 15:47

Deri në përfundim të kwtij sezoni politik, Kuvendi do të mblidhet edhe për 3 seanca të tjera, ku në të fundit, përkatësisht më 24 korrik, pritet të kryehet edhe betimi i Presidentit të ri të Republikës, Bajram Begaj.

Në mbledhjen e zhvilluar sot, Konferenca e Kryetarëve miratoi programin e punës së Kuvendit për periudhën 4 – 29 korrik 2022 dhe kalendarin e të punimeve të Kuvendit për periudhën 11 – 29 korrik 2022.

Mbledhja vendosi zhvillimin e seancave plenare më 14, 21 dhe 24 korrik 2022.

Gjithashtu u vendosi t’i propozohet seancës plenare shtyrjen e afatit të veprimtarisë së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrative-Territoriale në Republikën e Shqipërisë deri në 30 shtator 2022.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA