Humbën jetën si pasojë e helmimit, Italia hap hetim për vrasje të dyfishtë për vdekjen e nënës dhe vajzës së saj adoleshente 03/04 22:13
Një dëshmitar okular ka treguar detaje të reja nga sulmi i tmerrshëm që ndodhi mbrëmjen e djeshme në një qendër tregtare në Danimarkë.
Maximillian von Renteln tregoi se ishte jashtë qendrës tregtare në momentin që filluan të shtënat, duke e konsideruar të tmerrshme të gjithë sulmin.
“Në atë kohë, nuk mendoja se ishin të shtëna me armë zjarri, por vetëm pak kohë pasi pashë njerëzit duke vrapuar dhe unë instinktivisht bëra të njëjtën gjë”, tha ai për BBC.
I riu ka treguar gjithashtu se arriti të shpëtonte falë një autobusi që ndaloi rastësisht aty, ndërsa më vonë ka ndërhyrë policia duke neutralizuar situatën.
Top Channel