
22/02 19:47
Peshëngritësja Evangjeli Veli tashmë është shëruar nga Covid19, por fatkeqësisht humbi Lojërat Mesdhetare, në të cilat pretendonte të merrte medalje.
Peshëngritësja e talentuar ka treguar për “Top Channel” se tashmë nuk është më e infektuar nga koronavirusi.
Veli ishte përgatitur maksimalisht për “Oran 2022”, madje pretendonte të merrte medalje, por ëndrra i mbeti në sirtar, pasi në bazë të protokollit shëndetësor i duhej të qëndronte në izolim.
Top Channel