Memphis Depay po mendon për edicionin e ri, që do të jetë sezoni i tij i dytë në “Camp Nou” me Barcelonën.
“Mezi po pres momentin të rikthehem në Barcelonë, të rinis stërvitjen dhe të jem gati për sezonin e ri. Për momentin jam me pushime, por fokusi mbetet te klubi dhe te ardhmja”, tha sulmuesi holandez.
Lojtari gjithashtu sqaroi edhe jetën e tij private, larg futbollit dhe foli për ata të cilët shpesh e kritikojnë për stilin e jetesës së tij.
“Jashtë futbollit jam i zënë me shumë gjëra të tjera dhe ndonjëherë kjo ndikon te njerëzit. Por nëse shikoni shifrat, edhe me kombëtaren holandeze, do të kuptoni se unë punoj shumë për të bërë sa më mirë dhe për të shkruar të paktën historinë time në këtë sport”, theksoi ai.
SuperSport shkruan se ish-sulmuesi i Lyon-it kaloi një sezon deri diku pozitiv, pavarësisht se kritikat nuk munguan, pasi me Barcelonën ai zhvilloi 38 ndeshje dhe realizoi 13 gola në të gjitha kompeticionet, por duhet theksuar se edhe vetë klubi katalan kaloi një nga sezonet më të vështira të viteve të fundit.
Top Channel