27/12 21:50
Vetëm pak orë para nisjes së grumbullimit për sezonin e ri, Lazio ka lëvizur shumë ngadalë në merkato, aq sa trajneri Sarri ka drejtuar gishtin ndaj Igli Tares.
Bardhekaltrit kanë arritur marraveshjen me Veronën për mbrojtësin Casale dhe i kanë bërë një ofertë joshëse ish kapitenit të Milanit, Alessio Romagnoli, i cili pritet të kthejë përgjigje brenda të martës dhe me shumë gjasa do të pranojë, pasi nuk ka mundësi të jera konkrete.
Sa i përket portës, titullari i sezonit të ri pritet të jetë Vicario, që spikati me Empolin vitin e kaluar, ndërsa portier i dytë pritet të vijë Sirigu, që e mbylli me Genoan pas rënies së kuqebluve në Serinë B./ SuperSport
Top Channel