Boris Johnson: Samiti i NATO-s tejkaloi të gjitha pritjet, ishte jashtëzakonisht i suksesshëm

04/07/2022 17:08
Boris Johnson

Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson, e ka cilësuar samitin e NATO-s të javës së kaluar në Madrid, si të jashtëzakonshëm dhe të suksesshëm.

Ai tha se takimi i liderëve perëndimorë kishte tejkaluar të gjitha pritshmëritë në drejtim të ruajtjes së unitetit dhe do të mbështeste Ukrainën për aq kohë sa të duhej.

“Kjo duhet të zgjerojë mitin se demokracive perëndimore u mungon fuqia qëndruese për një krizë të zgjatur”, tha ai.

Kryeministri paralajmëroi se nëse Vladimir Putin i Rusisë nuk ndalet në Ukrainë, do të gjejë objektiva të tjerë.

Ai shtoi se ishte gjithashtu se është krenar që qëndron përkrah Finlandës dhe Suedisë, të cilat janë ftuar të anëtarësohen në NATO.

Të dy vendet kanë mbetur historikisht neutrale, por aplikuan për t’u bashkuar me aleancën ushtarake pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Top Channel