“Ai lojtar ka 9 vite kontratë, e përdorin për fushatë elektorale”, irritohet drejtori i klubit të La Liga!

04/07/2022 20:30

Është kohë merkatoje dhe emrat e futbollistëve si gjithnjë janë të lakuar për t’u transferuar në klube të ndryshme. Megjithatë, në të shumtën e rasteve bëhet fjalë për lajme mediatike të pakonfirmuara dhe që në fund rezultojnë “flluska sapuni”.

Gjithsesi, jo gjithnjë janë mediat ato të cilat përhapin lajme të pavërtetuara ndërsa së fundmi nga Spanja, një nga kandidatët për president të Athletic Bilbaos pretendon se nëse vendoset në krye të klubit atëherë do të transferojë lojtarin e Osasunës, Montecayola.

Por, një premtim i tillë ka nxitur reagimin e menjëhershëm të drejtorit sportiv të Osasunës, Braulio Vázquez, i cili thekson se kandidati për president i Athletic Bilbao po e përdor emrin e lojtarit Montecayola për fushatë elektorale.

“Më vjen shumë keq që një kandidat për president përdor për fushatë elektorale emrin e një futbollisti që ka nëntë vite konktratë dhe që gjithashtu ka një klauzolë e cila është publike. Meritojmë pak më shumë respekt”, u shpreh Vazques.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA