UEFA është zotuar së fundmi të punojë me platformat e mediave sociale për të trajtuar abuzimin në internet si pjesë e një fushate që do të fillojë me nisjen Euro 2022 për femra.
UEFA ka bërë me dije se do të monitorojë, raportojë dhe korrigjojë në mënyrë aktive rastet e abuzimit në internet.
Verën e kaluar, lojtarët e Anglisë, Marcus Rashford, Jadon Sancho dhe Bukayo Saka u abuzuan në mënyrë raciale në internet pas humbjes së Anglisë në finalen e Euro 2020 përballë Italisë.
UEFA tha se programi “Respect” do të përfshijë një fushatë e cila do të nxjerrë në pah efektet shkatërruese të abuzimit në internet drejtuar futbollistëve, trajnerëve dhe zyrtarëve nëpër platformat e mediave sociale.
UEFA shtoi se ky program synon veprime konkrete për të parandaluar sjelljet abuzive në internet dhe diskriminimin gjatë të gjitha garave të saj për të rinj, femra dhe meshkuj për tre vitet e ardhshme. Për të siguruar që përmbajtje të tilla që janë abuzuese të fshihen, UEFA po punon drejtpërdrejt me platformat kryesore të mediave sociale si Twitter, Meta, e cila përfshin Instagram e Facebook dhe TikTok.
Top Channel