Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi konfirmoi pjesëmarrjen në protestën e ish-kryeministrit Sali Berisha që është planifikuar të mbahet më 7 korrik.
Sipas saj, protesta e 7 korrikut është për qytetarët që mendojnë se vendi vidhen nga kryeministri Edi Rama.
“LSI është e ftuar për të marrë pjesë, LSI ka marrë pjesë në çdo lloj proteste edhe të shoqërisë civile edhe kur kishte individë për të larguar vëmendjen nga çështjet e Edi Ramës. Çështja e protestës së 7 korrikut është protestë për qytetarët që mendojnë se shqiptarët vidhen nga hajduti i gjatë Edi Rama që paguan çdo ditë inceneratorët mbi 80 mijë dollarë kanë arsye që të protestojnë më 7 korrik, por edhe ata që janë të pakënaqur me Monikën. Kjo nuk është thjesht autokraci politike, por kriminale, të përdorësh evazion është kriminale. Ai e ka bërë me dijeninë e Edi Ramës, kush i mori paratë që u morën cash nga banka, është shumë thjeshtë. Shkatërrimi i kompanive të ndërtimit , janë pa historik, hyjnë përmes parave të nënkontraktorëve, dikush bën betonimin, dikush tjetër hekurin, këto para nga vijnë, ju e dini shumë mirë që çdo biznes s’duhet të ketë as 50 mijë lekë më shumë në arkë se gjobitet”, tha Kryemadhi.
Top Channel