26 fëmijë shpëtohen nga bodrumi ku mbaheshin peng nga kulti fetar ‘për të pritur ardhjen e dytë të Jezusit’ (fotot)

04/07/2022 15:59

Një total prej 75 njerëzish duke përfshirë dhe 26 fëmijë, janë shpëtuar sot nga bodrum ku mbaheshin peng nga një kult fetar që u kishte thënë të prisnin aty “Kthimin e Jezusit”.

Policia në Nigeri shpëtoi viktimat nga një bodrum i tejmbushur në qytezën Ondo, të cilëve u ishte thënë të qëndronin aty për të pritur ardhjen e dytë të Jezusit.

Disa prej viktimave në dhomën e nëndheshme besohet se mbaheshin aty prej muajsh kurse të tjerë fëmijë kishin lënë shkollën për të qëndruar në kishë.

Mësymja e policisë në kishën e Besimtarëve të Kishës së Plotë erdhi pasi një nënë raportoi të humbur fëmijët e saj, për të cilët besonte se ishin në kishë.

Policia tha se po heton për pengmarrje masive teksa ka arrestuar pastorin e kishës David Anifowoshe dhe zëvendësin e tij.

Zëdhënësi i policisë Funmilayo Odunlami tha: “Hetimet fillestare zbuluan se pastori Josiah Peter Asumosa dhe asistenti i tij u kishin thënë anëtarëve të kishës së Ngjarja do të ndodhte në prill, por më pas e kishin ndryshuar për në shtator 2022, duke u thënë të rinjve të fëmijëve t’i besonin vetëm prindërve të tyre të Zotit”.

Ai shtoi se policia kishte shpëtuar një total prej 26 fëmijësh, tetë adoleshentë dhe 43 të rritur.

Ardhja e Dytë e Krishtit në disa besime kristiane sipas Biblës është kthimi i tij pas ngjitjes në parajsë. Ngjarja e quajtur sipas disa tyre ‘Shkëputja’, shoqërohet me idenë se besimtarët do të shkojnë në parajsë me ardhjen e dytë të Krishtit.

FOTO GALERI
2/3
Mësymja e policisë në kishën e Besimtarëve të Kishës së Plotë erdhi pasi një nënë raportoi të humbur fëmijët e saj

Top Channel