Vetëm katër 10-ta në Gjuhën Shqipe! Ish mësuesja: Brezi i sotëm nuk lexon libra, po i bëjmë dëm dhe arsimit profesional

03/07/2022 19:48

Teksa 234 maturantë kanë arritur të marrin notën 10 absolute në matematike, në gjuhën shqipe vetëm 4 maturantë rezultuan ekselentë.

“Jam trishtuar shumë, 4 dhjeta në 32 mijë maturantë e dhimbshme. Brezi i sotëm nuk lexon libra më si dikur. Mëson përmes telefonit! nota duhet të ketë vlerë. 10-a për stoli nuk  dua.”- tha Violeta Hoxha (mësuese në pension)

Kalueshmëria rreth 95% në të 4 provimet e maturës për arsimtarët  është shqetësuese mbi cilësinë e nxënësve që në të ardhmen do të jenë student.

“Në duke i çuar të gjithë në universitet, po i bëjmë një dëm shumë të madh arsimit profesional. Ne çdo ditë jemi dëshmitarë të mungesës së punëtorëve në profesione të ndryshme.”- tha Mirela Berisha, drejtoreshë gjimnazi privat

Qarku i Kukësit renditet I pari në listën me rezultatet më të mira, pas tij qarku i Durrësit e dy tre vende më poshtë qëndron Tirana.

Por notat mesatare më të larta në veri të Shqipërisë, teksa shumica e të rinjve kërkojnë të shkollohen në kryeqytet, sipas mësuesve, vënë në dyshim vërtetësinë e rezultateve të maturës shtetërore dhe sjell si rrjedhojë regjistrimin  e nxënësve të dobët në universitet pa meritë.

Teksa vetë qendra e shërbimeve vë në dukje fenomenin e diferencës me 2-3 nota mes mesatares përgjatë 3 viteve gjimnaz dhe mesatares së provimeve.

Për profesionistët e arsimit e rëndësishme është që nxënësit të edukohen për vlerën e dijes dhe jo notës.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA