Sulmi në Danimarkë/ 17 mijë persona ishin në afërsi të qendrës tregtare në pritje të koncertit të Harry Styles

03/07/2022 22:55

Pranë qendrës tregtare ku ndodhi sulmi vdekjeprurës, mijëra qytetarë të koncertit ishin brenda Arenës Mbretërore të Kopenhagës, duke pritur që Harry Styles të dilte në skenë kur u njoftua lajmi për të shtënat fatale.

Në orën 20:00 me orën lokale, fansave iu tha se koncerti do të shtyhej për një orë, pas diskutimeve midis organizatorëve dhe policisë.

Por 90 minuta më vonë, u bë e ditur se koncerti ishte anuluar për shkak të “shqetësimeve të sigurisë”, duke shpërndarë 17 mijë persona të mbledhur.

Policia po i drejton pjesëmarrësit e koncerteve drejt metrosë dhe transportit publik, i cili mbetet i hapur.

Parkimet e makinave aty pranë janë të mbyllura dhe hotelet në zonë nuk janë gjithashtu në gjendje të aksesohen nga klientët.

Top Channel