Gjatë Samitit të IDU në Berlin, Fatmir Mediu firmosi së bashku me Kryetarin e IDU ish Kryeministrin kanadez Harper, Deklaratën e Londrës si akt zyrtar i anëtarësimit të plotë të Partisë Republikane në organin më të madh ndërkombëtar të së djathtës ku bëjnë pjesë CDU dhe CSU Gjermane, Republikanët Amerikan, Konservatorët Britanik dhe Kanadez, Australia, Afrika dhe Azia si dhe grupi partive popullore europiane dhe partive konservatore.
Pranimi u bë me votë unanime.
Gjatë këtij forumi dhe takimit të komitetit ekzekutiv u miratua një rezolutë e propozuar nga Partia Republikane për agresionin Rus në Ukrainë, implikimet dhe tensionet në Ballkan.
Gjatë Samitit Mediu ishte pjesë e panelit të drejtuar nga Kryetari i IDU Harper me temë” Agresioni Rus në Ukrainë dhe efektet gjeopolitike”
Mediu theksoi se prej kohësh Rusia dhe Kina kanë zgjeruar penetrimin dhe influencat në Ballkan të cilat janë kundër BE dhe NATOs.
Ai theksoi se Ukraina po mbron jo thjeshtë lirinë e saj, por po mbron dhe Evropën dhe vlerat e saj.
Top Channel