Disa persona kanë mbetur të vdekur nga të shtënat në një qendër tregtare në kryeqytetin danez.
Policia bën me dije se një 22-vjeçar danez është arrestuar në lidhje me sulmin. Ai tha se motivi ishte i paqartë, por nuk përjashtoi terrorizmin.
Nuk dihet ende numri i saktë i të vdekurve dhe të plagosurve, ndërsa dëshmitarët okularë kanë treguar panikun e madh teksa ishin në mes të blerjeve të tyre.
Të shtënat ishin brenda qendrës tregtare Field, në jug të qytetit.
Emilie Jeppesen tha: “Nuk e dinim se çfarë po ndodhte, papritur kishte vetëm kaos kudo.”
Një tjetër dëshmitar, Mahdi Al-Ëazni, tha se sulmuesi kishte një “pushkë gjuetie”.
Field’s është qendra më e madhe tregtare në Danimarkë, me mbi 140 dyqane dhe restorante.
Këngëtari britanik Harry Styles do të përformonte në një vend më pak se një milje nga qendra tregtare më vonë të dielën në mbrëmje.
Organizatorët shkruan në Facebook se koncerti do të zhvillohet pas një bashkërendimi të ngushtë me policinë lokale.
BREAKING 🇩🇰 : Watch – The moment gunmen fired multiple people at ‘Fields’ shopping mall in #Copenhagen, Denmark.
♦️Man on a shooting rampage inside ‘Fields’ shopping mall. ♦️Several people shot according to Danish police.#Denmark pic.twitter.com/yift2Hipg8
— Zaid Ahmd (@realzaidzayn) July 3, 2022
Top Channel