Kush është ‘koka’ e bandës kriminale në Athinë që u vra mbrëmë gjatë përplasjes me armë (Emri+Foto)

03/07/2022 11:33

Shqiptari Adil Tefa nga Korça është ‘koka’ e bandës kriminale në Athinë, i cili mbeti i vdekur në fund bashkë me dy të tjerë pas një përplasjeje me një bandë tjetër.

Sipas informacionve, Tefa drejtonte makinën tip tip “Mercedes” dhe qëlloi  personin me motoçikletë. Më pas babai i personit me motoçikletë qe ishte nga pas e qëlloi Tefën dhe e vrau.

Ngjarja  nisi në lagjen “Kato Patisia” të Athinës, disa persona të cilët  udhëtonin me një automjet tip “Mercedes” me targa shqiptare, u përplasën me drejtuesin e një motoçiklete, i cili mbeti i plagosur rëndë pasi u qëllua nga drejtuesi i mjetit “Mercedes” Adil Tefa, por gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm ndërroi jetë  në spital.

Ishte i ati i drejtuesit të moçikletës,i cili  më pas ndoqi “Mercedesin” me një automjet tip “Audi” dhe qëlloi me  armë duke lënë të vdekur në vend Adil Tefën, i cili është ‘koka’ e bandës në Athinë.

Ndërkohë një tjetër person që ndodhej në makinën tip “Mercedes” tentoi të largohej me vrap, por u përplas nga një automjet që po kalonte rastësisht në rrugë dhe mbeti i plagosur.

Ndërkohë  një tjetër pas tij mundi të dalë nga automjeti dhe nën kërcënimin  e armës grabiti një makinë të markës tip “Toyota”.  Menjëherë  sapo mbërriti në vendgjarje policia nisi të kërkojë “Toyotën” dhe e gjeti atë jashtë një bari në lagjen “Ajos Anargjiros”.

Policia i bëri thirrje të dorëzohet të riut por ai hapi zjarr duke plagosur dy policë. Prej përleshjes së armatosur mbeti i  vrarë vetë autori.

Ndërsa dy efektivët e policisë që u plagosën po trajtohen jashtë rrezikut në Spitalin e Përgjithshëm Ushtarak të Athinës.

Ngjarja ka shkaktuar panik dhe kaos në dy vendet e përleshjeve të armatosura dhe shumë video e foto po qarkullojnë në mediat sociale.

Hetimet tregojnë se grupi i armatosur është sulmuar në “Kato Patisia” prej rivalëve në momentin që po përgatiste të sulmonte barin në “Ajo Anargjirus”.

Organet përkatëse vlerësojnë se bëhet fjalë për përplasje personash të botës së krimit me qëllim larje hesapesh mes tyre.

Ndërkohë policia ka arrestuar një grua që ndodhej në makinë tip “Mercedes”, ndërsa po mban në monitorim personin e përplasur nga makina dhe ka shpallur në kërkim të paktën katër persona të tjerë,të gjithë shtetas shqiptarë.

FOTO GALERI
1/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA