Mesnatën e se shtunës dy policë janë plagosur në Skenderaj të Kosovës.

Njëri prej tyre ka marrë plagë nga arma e zjarrit e tjetri nga mjete të forta.

Dyshohet që në rast ka qenë i përfshirë Nuredin Lushtaku, ish nënkryetari i Komunës së Skënderajt, bashkë me familjarë të tij.

Policia ka konfirmuar se dy persona janë të arrestuar dhe dy janë në kërkim.

“Deri në këtë fazë dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë ndodhen në kërkim nga Policia. Lidhur me rastin janë duke u ndërmarr veprime operative dhe hetimore në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet relevante”, sqaron Policia e Kosovës.

Derisa për zyrtarët policor shton se janë jashtë rrezikut për jetën.

“Me datë 02.07.2022, rreth orës 23:55, është raportuar se në Skenderaj gjatë një pike të kontrollit janë sulmuar dy zyrtarë policorë, njëri është i plagosur me armë zjarri në këmbë dhe tjetri është i lënduar nga mjetet e forta. Të dy zyrtarët policorë janë jashtë rrezikut për jetë, të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësore”, njofton policia.

Top Channel