Christian Panucci fitoi trofe me Milanin, Real Madrid dhe Romën gjatë karrierës si futbollist, ndërsa si trajner ka bërë fare pak deri tani.
Më pas disa aventura të shkurtra te Livorno dhe Ternana, dhe asgjë për t’u mbajtur mend në periudhën kur drejtoi kombëtaren shqiptare (korrik 2017-mars 2019).
Ish-mbrojtësi i djathtë është ndalur te Paulo Dybala dhe Monza në prononcimin e fundit. Argjentinasi mbylli mes lotësh 7 vitet e kaluara te Juventusi.
Në fillim u përfol për një kalim tek Interi, në Itali janë të sigurt se ai ka akord me nënkampionët e Italisë, më pas dolën në skenë Milani e Roma, teksa e ëndërron edhe Monza.
“Dybala është një kampion i madh, por kohët e fundit nuk ka shfaqur vazhdimësi te Juventusi. Ai do i bënte punë të gjithë skuadrave të mëdha, edhe Milanit”, thekson Panucci, i cili ndalet edhe te fenomeni Monza.
Në krye të klubit janë Silvio Berluconi-Adriano Galliani, ish-dyshja legjendare e Milanit. Ambiciet i kanë të mëdha në sezonin e parë që Monza do të luajë në elitën e futbollit italian.
Emra si Dybala apo Mauro Icardi lidhen me një transferim te Monza, ndërkohë që Panucci shprehet i bindur që në ekipin italian do të vijnë emra të mëdhenj.
Di të them që Monza do të kryejë disa blerje bombë, sepse Galliani nuk është një tip që mjaftohet me pjesëmarrjen në kampionat dhe kaq”, deklaroi Panucci./ Super Sport
Top Channel