Ionut Radu është gjithnjë e më larg Interit, sidomos pas zbarkimit të kamerunasit Andre Onana te nënkampionët e Italisë.
25-vjeçari do të jetë titullar tek ekipi i ri, ai shpreson të zhvillojë një sezon si protagonist për të dhënë kontributin e tij në objektivin mbijetesë dhe për të harruar episodin e hidhur në humbjen ndaj Bolognas, që i kushtoi titullin kampion Interit.
“Gardiani” luajti vetëm një ndeshje në kampionat sezonin e fundit me ekipin e Simone Inzaghit, e mjaftueshme për të kryer një gafë, për t’i dhuruar Bolognës fitoren 2-1 dhe Milanit kryesimin e kampionatit.
Ajo që kam thënë gjithmonë është që e rëndësishme është si t’i lësh pas krahëve gabimet, reagimi që bën është ajo që vlen”, deklaroi për Sportmediaset Ionut Radu rreth episodit të 27 prillit./ Super Super
Top Channel