Spiropali uron Krishtlindjet: Nga toleranca fetare duhet të mësojmë të gjithë, sidomos ne politikanët
25/12 13:27
Deputetja e djathtë Grida Duma, ka treguar pasditen e sotme në “E diell” në ekranin e “Top Channel”, se cili ka qenë momenti kur ka kuptuar se duhej të bëhej pjesë e politikës.
Ajo tregoi se në atë moment ishte në një studio televizive, e ftuar si analiste përballë tre politikanëve të rinj. Në një moment diskutimi mes tyre, Duma tha se kuptoi që duhet të bëhej pjesë e politikës.
“Unë e kam zbuluar duke qenë në studio televizive. U gjeta në një panel me dy tre politikanë të rinj të së majtës. Unë kam mbaruar filozofi dhe një nga avantazhet e mia është aftësia e debatimit, që fatmirësisht është në fakultetet tona. Atëherë e pashë veten që duhet të shkoja aty.”- tha Duma.
Top Channel