Foto+Video/ Qytetarët largohen të tmerruar pas të shtënave nga qendra tregtare në Danimarkë, dyshohet për sulm terrorist

03/07/2022 22:47

Të shtëna me armë zjarri kanë tronditur Kopenhagenin në Danimarkë, pasditen e së dielës.

Sipas mediave të huaja, raportohet për disa viktima. Ngjarja ka ndodhur pranë një qendre tregtare, në afërsi të së cilës ishte planifikuar të përformonte këngëtari, Harry Styles, megjithatë nuk dihet nëse ka lidhje me të.

Turma të mëdha njerëzish janë tmerruar dhe nën frikën e të shtënave kanë tentuar të largohen nga qendra tregtare.

Ata janë shprehur të shokuar për mediat duke thënë se ishte gjithçka në rregull kur papritur dëgjuan të shtëna brenda në qendër.

Në lidhje me ngjarjen është arrestuar një person, ndërsa policia nuk përjashton mundësinë e një sulmi terrorist.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel