FIFA zbulon “fshatin e tifozëve” Katar 2022/ Çmime të “frikshme”, një natë në tendë kushton qindra paund (FOTO)

03/07/2022 18:16

Kupa e Botës, Katar 2022 është në horizont dhe vendi organizator po merr masat e fundit që ky eveniment të jetë një risi e vërtet.

Por, për momentin një nga problemet kryesore mbetet akomodimi i tifozëve.

FIFA ka zbuluar një “qytet” që planifikon të presë tifozët dhe nuk bëhet fjalë për hotele.

Po flasim për një zonë kampingu me tenda në Al Khor, por jo e zakonshme, pasi një prenotim do të kushtojë  rreth 350 paund për natë

Në Katar rezervimet e hoteleve janë të kufizuara, pasi ka pasur kërkesa të jashtëzakonshme dhe me shumë mundësi, Al Khor pritet të jetë të jetë forma më e lirë e akomodimit për çdo tifozë.

Megjithatë, nuk po flasim për tenda të thjeshta, pasi për çdo kënd që do të rezervojë aty, do të jetë një eksperiencë dhe kujtim i bukur. Tendat janë të bollshme, kanë ajër të kondicionuar, banjo të brendshme dhe pajisje për përgatitjen e kafesë dhe çajit. Përveç kësaj, ekziston edhe luksi i një televizori, një tharëse flokësh, mundësi për të hekurosur rrobat, frigoriferi, një kasafortë dhe madje edhe Wi-Fi, pra kushte që ofrohen në një dhomë tipike hoteli.

Al Khor është vetëm 40 minuta larg kryeqytetit Doha dhe do të mirëpresë 9 ndeshje duke përfshirë edhe një nga gjysmëfinalet e Botërorit të këtij viti.

FIFA e ka përshkruar akomodimin si një eksperiencë unike që do t’i lejojë tifozët të lidhen me kulturën e Katarit.

Fshati Fan Al Khor ofron një përvojë unike të kampingut arab që pasqyron dhe përfshin traditat e Katarit, me një ndërthurje fantastike të kushteve bashkëkohore  deri te stili tradicional. I quajtur “fshati i tifozëve” është shumë pranë plazhit Farkiah, që mundëson një lidhje të jashtëzakonshme me natyrën, kulturën dhe bukurinë e rërës së artë.

Al Bayt Stadium dhe qyteti i Al Khor do të mirëpresin këto ndeshje gjatë Kupës së Botës:

Katar – Ekuador, Marok – Kroaci, Angli – Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Spanjë – Gjermani, Holandë- Katar, Kosta Rika – Gjermani dhe më pas një ndeshje në fazat, 1/16, çerekfinale dhe gjysmëfinale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA