E rëndë në Tiranë! Bie në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë 11-vjeçarja
03/07/2022 09:18
Një 11-vjeçare ka ndërruar jetë këtë të diel, pasi ra në kontakt me rrymën elektrike.
E mitura është dërguar në spitalin e TRaumës, ku më pas nuk ka mundur të mbijetojë.
“Më datë 02.07.2022, është paraqitur në Spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore, një e mitur 11-vjeçare, e cila në banesë ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Sot, rreth orës 08:35, është konfirmuar nga stafi mjekësor, se e mitura ka ndërruar jetë”, sipas policisë.
Nuk dihen ende detaje nga ngjarja e rëndë, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave.
Top Channel