Aktorja e famshme turke, Ebru Şahin, i ka dhënë fund beqarisë dhe kurorëzoi dashurinë me partnerin e saj, basketbollistin e Cleveland Cavaliers, Cedi Osman.
Ceremonia është mbajtur në Ohër në vendlindjen e basketbollistit.
Festa u mbajt me një varkë në liqen, ku çifti me të ftuarit u argëtuan të shoqëruar me muzikë maqedonase.
Ata do të mbajnë edhe një tjetër dasmë në Çeşme më 7 korrik. Şahin, e cila nisi të shoqërohej me basketbollistin verën e vitit 2020, i tha “Po” propozimit në Kapadokia.
Duke folur më parë për propozimin për martesë, Cedi tha: Ishte gjëja më e bukur në jetën time. Isha shumë i emocionuar dhe shumë i stresuar. Ajo është vërtet e veçantë për mua. E dija që ditën që e pashë. Unazën e kisha që vitin e kaluar dhe mora guximin dhe ia ofrova. Ngjarja më e mirë në jetën time.
Top Channel