Varka futi ujë, policia Kufitare shpëton 7 pushues që mbetën në det të hapur

02/07/2022 22:26

7 turistë në Shëngjin, të cilët po lundronin me një varkë me pedale, kanë kërkuar ndihmën e policisë pasi varka e tyre po fuste ujë dhe u rrezikohej jeta.

Menjëherë është vënë në lëvizje Policia Kufitare e Shëngjinit, e cila ka arritur t’i nxjerrë në breg. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20 të mbrëmjes së sotme në vendin e quajtur “Rana e Hedhun”

Shërbimet e Policisë Kufitare Shëngjin i kanë marrë në mjetin lundrues të Policisë Kufitare, 7 pushuesit, të cilët ishin në gjendje të mirë shëndetësore.

Gjithashtu, është bërë e mundur edhe nxjerrja e pedalonit të tyre, në breg.

Top Channel