Ukraina sekuestron 42 vagonë rusë, përmbanin pasuri me vlerë 800 mijë paund

02/07/2022 16:53

Kievi ka sekuestruar 42 vagonë hekurudhore që i përkisnin kompanive të regjistruara në Rusi, të cilat përmbanin pasuri me vlerë rreth 800,000 £.

Policia Kombëtare e Ukrainës tha: “Vagonët me vlera mallrash dhe materiale hynë në territorin e Ukrainës edhe para fillimit të pushtimit të plotë të pushtuesve dhe më 24 shkurt 2022 ndodheshin në territorin e komunitetit kufitar. Më vonë ata janë zhvendosur në një zonë tjetër”.

Për shkak se ato përmbanin substanca të rrezikshme, vagonët u larguan nga kufiri në një zonë jo të banuar.

Top Channel